Monday, April 6, 2020

07. Prill.2020
Përmbajtje Programore 12: NGJARJE DHE INTERAKTIVITETI  (4-orë)

Përmnajtje mësimore: Programet interaktive me ngjarje (1-2, përpunim)

Qëllimi i orës:
- nxënësi ti sqarojë dhe definojë nocionet: objekti dhe ngjarja në objekt;
- të dijë nevojën dhe përparësitë nga zbatimi i ngjarjeve për interaktivitet në program.

Pjesa hyrëse:
Temë për diskutim për situatën e përgjithshme me qëllim të sqarimit të ngjarjeve (rasteve) si pjesë e gjuhëve programore.
Shembull - nëse shtëpinë e konsiderojmë për objekt, numri i kateve, dyerve , dritareve për karakteristika të objektit, hapja, mbyllja e dyerve dhe dritareve për operacion në objekt, atëherë çka do të bëhet me rënien e ziles nga dera hyrëse?
Përgjigja është ngjarje ose rast.
Në këtë ngjarje përgjigjet me operacion përkatës në objekt, psh., hapja e derës ose pyetja „Kush është?“  përmes kësaj ngjarje në shtëpi komunikohet me mjedisin e jashtëm.

Pjesa kryesore:
Ngjarjet ose ndodhitë në gjuhët programore paraqesin pjesë të re ndërtuese e cila mundëson interaktivitet në program përmes aktiviteteve me miun ose shtypjen e tastit përkatëse në tastierë.


Gjuha programore Small basic.  
Aktiviteti 1.
Ngjarjet janë në lidhje të ngushtë me nënprogramet. Nënprogramet thirren kur do të ndodhë ndonjë ngjarje dhe atëherë realizohen gjykimet në to. Fute shembull kodin programorë me ngjarje në to i cili shërbehet me nënprogram përkatës.
GraphicsWindow . MouseDown = klikim
Sub klikim
GraphicsWindow . ShowMessage ("Hej, ti klikove", "PËRSHËNDETJE!")
EndSub
Studjo:
Operacioni ShowMessage („emri _i_dritares", „porosi")
tregon porosi në dritare të veçantë me emër të ndarë.
Ngjarjes në dritaren grafike i ndahet emri i programit i cili duhet të realizohet gjatë aktivizimit të ngjarjes.

Aktiviteti 2. Gjatë klikimit të miut në dritare vizatohet top në vendin ku kemi klikuar me miun në ngjyrë të rastësishme.

GraphicsWindow . MouseDown = klik
Sub klik
x= GraphicsWindow . MouseX
y= GraphicsWindow . MouseY
GraphicsWindow . BrushColor = GraphicsWindow GetRandomColor ()
GraphicsWindow . FillEllipse (x, y, 10, 10)
EndSub
 Operacioni MouseX dhe MouseY në dritaren grafike i jep koordinatat e miut në dritare.
Detyra për ushtrim:
A 2-1: Gjatë klikimit të miut në dritare vizatohet top në vendin ku kemi klikuar me miun në ngjyrë të rastësishme, por toptha më të mëdha.
A 2-2: Gjatë klikimit të miut në dritare vizatohet kutiza në vendin ku kemi klikuar me miun në ngjyrë të rastësishme.
A 2-3: Gjatë klikimit të miut në dritare vizatohet kutiza të mëdha pa ngjyrë (brendësia e kutizës është e bardhë) në vendin ku kemi klikuar me miun pa ngjyrë.

Pamjet që fitohen me realizimin të detyrave A 2-1, A 2-2 dhe A 2-3.

Besoj që pa problem i realizuat detyrat për ushtrim, takohemi javën tjetër.
Përshëndetje.










No comments:

Post a Comment