Tuesday, April 14, 2020

14. Prill.2020
Përmbajtje Programore 12: NGJARJE DHE INTERAKTIVITETI     (4-orë)

Përmbajtje mësimore: Programet interaktive me ngjarje    (ora 3-4, ushtrim)


Gjuha programore Small basic.
Aktiviteti 3. Shkruaj shembull program me më shumë ngjarje.

Ngjarje me klikimin e miut me ç’rast thirret nënprogrami i cili vizaton top, ndërsa ngjarja tjetër me shtypjen e cilës do tast të tastierës me ç’rast ndryshohet ngjyra e topthave të cilët vizatohen.

Realizimi i Aktivitetit 3:
Shpjegim:

Ngjarje me klikimin e miut me ç’rast thirret nënprogrami i cili vizaton top, është pjesa prej shembull programit:
Sub klik
x= GraphicsWindow . MouseX
y= GraphicsWindow . MouseY
GraphicsWindow . FillEllipse (x ,y, 10, 10)
EndSub

ndërsa ngjarja tjetër me shtypjen e cilës do tastit të tastierës me ç’rast ndryshohet ngjyra e topthave të cilët vizatohen është pjesa prej shembull programit:
Sub tast
GraphicsWindow . BrushColor = GraphicsWindow .GetRandomColor ()
EndSub
  
Aktiviteti 4.
Shkruajë program me ngjarje klikim të miut me ç’ ka aktivizohet nënprogrami i cili e paraqet breshkën dhe lëvizë të njëjtën në pozicionin ku është klikuar me miun dhe ndëron ngjyrën e vijës.
Realizimi i Aktivitetit 4:

Shpjegim:
Ngjarje me klikimin e miut me ç’rast e paraqet breshkën, lëvizë të njëjtën në pozicionin ku është klikuar me miun dhe ndëron ngjyrën e vijës, është pjesa prej shembull programit: 
Turtle .MoveTo (x,y)
GraphicsWindow .PenColor=GraphicsWindow .GetRandom Color ()

Studjo operacionin e breshkës MoveTo (x,y) me të cilin breshka lëvizë deri te pika me koordinata x dhe y.

Detyra 1: Duke marë si shembull A3 dhe A4 shkruaj shembull program me dy ngjarje, ku ngjarja e parë me klikim të miut aktivizohet nënprogrami i cili e paraqet breshkën dhe e lëviz të njëjtën në pozicionin ku është klikuar me miun dhe ngjarja e dytë aktivizon nënprogramin i cili me shtypje të cilës do tast prej tastierës ndryshon ngjyra e vijës.

Vërejtje: Ju lus të hapni mësimet, ti lexoni dhe punoni Aktivitetet dhe Detyrat dhe të njëjtat ti shkruani në fletore. Shoh që dy mësimet e fundit shumica nuk e ka hapur fare adresën.Tek bloku ka numërues të vizitave, për atë bëhuni pak më aktiv.
              








No comments:

Post a Comment