Monday, March 30, 2020

31 Mars 2020
vazhdim 
Përmbajtja programore11: Nënprogramet    ora 3,4
- Krijimi i nënprogrameve dhe përdorimi i tyre në program.
- Përforcimi i arritjeve të nxënësve.
Gjuha programore Small basic:

Aktiviteti 3.
- Shkruarja e shembull program i cili e thërret programin në cikël. Programi është i njohur dhe   
  ndryshon kodin me dhënien e nënprogramit i cili vizaton rreth më ngjyrë të ndryshme të  
  pozicionit të ekranit dhe aq herë saqë është definuar në programin kryesor :



GraphicsWindow . Title ="ANIMACION ME TOPTHA"
GraphicsWindow .Width ="300"
GraphicsWindow .Height ="300"
GraphicsWindow .BackgroundColor ="black"
   For nr=1 To 1000
   x= Math .GetRandomNumber (300)
   y= Math .GetRandomNumber (300)
   rreth ()
   EndFor
Sub rreth
  GraphicsWindow .BrushColor =       
  GraphicsWindow.GetRandomColor ()
  GraphicsWindow .FillEllipse (x,y,10,10)
  Program . Delay (10)
EndSub
                                     Me realizimin të Aktivitetit 3 do të fitoni dritaren si në vazhdim
Detyra 1.                                                                            
      - Duke përdorur Aktivitetin 3 shruani shembull
        programi me të cilin do të vizatohen katrorzat.
      - Mos haro të nryshoni emri e dritares.  
      - Duhet të fitoni dritaren si dritarja në të djathtë.             Pyetje për diskutim:
 - Sa herë thirret nënprogrami në programin kryesor?
       - Vallë shprehja për ndarjen e vlerës të koordinatave
       x dhe y mund të futet në nënprogram?
Pjesa përfundimtare:
Përsëritja e nocioneve të sapomiratuara lidhur me
   nënprogramet dhe mënyrën në të cilën shfrytëzohen në programe.


Përpunimi i programeve me nënprograme
    Qëllimi i orës:
- nxënësi të aftësohet për përpunimin e nënprogrameve dhe thirrjes
      së tyre nga programi kryesor.

Aktiviteti 4:
- Duke përdorur Aktivitetin 1 prej orës së kaluar ndrysho programin e paraqitjes pas futjes së fjalëkalimit Ndaluar hyrja dhe Hurja është e lirë të jetë në dritaren grafike:
 
 TextWindow .Write ("Fut fjalëkalim:")
fjalëkalim= TextWindow .Read ()
GraphicsWindow .Width =300
GraphicsWindow . Height = 300
GraphicsWindow . FontSize = 24
If fjalëkalim="JB007" Then
yes()
Else
no()
EndIf
Sub no
GraphicsWindow .BackgroundColor ="red"
GraphicsWindow . BrushColor = "black"
GraphicsWindow . DrawBoundText (30,150, 250,"NDALOHET HYRJA!")
Sound . PlayBellRing ()
EndSub
Sub yes
GraphicsWindow .BackgroundColor ="green"
GraphicsWindow . BrushColor = "black"
GraphicsWindow . DrawBoundText (30,150, 250,"HYRJA ËSHTË E LIRË!")
Sound . PlayChime ()
EndSub


        Studjo:
- Në dritaren grafike mund të shkruhet tekst  me madhësi të caktuar
        të fondit dhe me ngjyrë të caktuar.
      - Operacioni për shkruarjen e tekstit në dritaren grafike është:
              DrawBoundText (x, y, gjerësia, "teksti").
-  Ngjyra e tekstit definohet me ndarjen e ngjyrës së brushës në dritaren grafike.
 


































No comments:

Post a Comment