24.Mars.2020
Mirdita nxënës.
Mirdita nxënës.
A jeni gati për punë?
Besoj që e realizuat detyrën të shruani emrin me grafikën breshkë - ata
që
nuk e kanë kryer le ta bëjnë.
Për detyrat në rast tjetër.
Sot vazhdojmë me
Temën 11: Nënprogramet (4- orë)
ora 1-2:
- Implementimi dhe zbatimi.
- Dhënia e parametrave.
- Nryshueshmëria globale në program.
Qëllimi i orës:
- nxënësi ta sqarojë
nocionin nënprogram;
- të dallojë nënprogramin
nga programi kryesor;
- ti dijë nevojën dhe
përparësitë nga shfrytëzimi (thirrjen) e programeve në programin kryesor;
- të aftësohet për
njohjen e situatave problemore në të cilat duhet të ndryshohet nënprogrami;
- të aftësohet për
zbatimin e rregullave për emërtimin e nënprogrameve;
- të aftësohet për
shfrytëzim të drejtë të ndryshueshmeve nga programi kryesor në
nënprogram.
Gjuha programore Small basic:
Pjesa hyrëse:
Diskutimi për situatën
problemore në të cilën paraqitet nevoja e përsëritjes e realizimit të grupit të
njëjtë nga zgjedhja e situatës problemore.
Për shembull: në një restoran gjellbërësi
shumë herë në ditë ju përgatit ushqim të njëjtë sipas reçetës së caktuar. Në
reçetë mund të ndryshohet sasia e përbërsave varësisht nga ajo se sa njerëz në
të njëjtën kohë e kanë porositur ushqimin e njëjtë. Gjellbërësi nuk e kërkon
apo nuk e trillon reçetën çdo herë kur ka porosi, por përgatitë menjëherë pas
reçetës kur ajo është e nevojshme.
Gjatë shkruarjes të programeve
shpeshherë ndodhë situatë e njëjtë.
Pjesa kryesore:
Njohja me rëndësinë, nevojën,
strukturën dhe zbatimin e programit në gjuhën programore përmes të shkruarit
dhe analizës tanimë të shembujve të programeve të njohura duke shtuar
nënprograme (të cilat punojnë ndryshe
nga programi kryesor, thirren në lakesa të programit kryesor etj.).
Studjo:
Një grup i njëjtë i gjykimeve (urdhrave) shfrytëzohet në pjesë të ndryshme nga
k-odi programor varësisht nga situata problemore. Ky grup i gjykimeve shkruhet
si pjesë e veçantë e programit kryesor dhe quhet- nënprogram (suburtinë).
Nënprogrami është pjesë e
programit kryesor i cili përbëhet nga një varg gjykimesh nga të cilat
realizohet aktivitet i caktuar. Nënprogramet e zvogëlojnë gjatësinë e kodit
programor, e thjeshtësojnë shkruarjen dhe kuptimin e tij. Nënprogrami ka emër
dhe mund të thirret prej kudoqoftë në programin kryesor me gjykim të caktuar.
Vetë nënprogrami thjeshtë shkruhet nënprogrami kryesor dhe ka strukturë të
caktuar me fillim dhe mbarim. Emri i nënprogramit nuk është i ndieshëm në
shkronja të vogla/të mëdha.
Shkruani programin në vazhdim me Small Basic
Me realizimin të programit na paraqiten dritaret si në vazhdim.
Cilën ndryshueshmëri të programit kryesor e shfrytëzon nënprogrami?
Aktiviteti 1:
Shkruaje shembullim vijues të kodit programor me 2 nënprograme:
Shkruaje shembullim vijues të kodit programor me 2 nënprograme:
} Së pari shkruajmë
pjesën kryesore të programit ku përcaktojmë përmbajtejen e fjalëkalimit
dhe zgjedhim dy mundësi për atë që fjalëkalimi është i saktë dhe jo i saktë
} Me yes dhe no i emërojmë mundësitë të cilët në vazhdim do
ti përdorim si emra të nënprogramit
Shkruani programin në vazhdim me Small Basic
TextWindow .Write ("Fut fjalëkalimin:")
fjalëkalim= TextWindow .Read
()
If
fjalëkalim="JB007" Then
yes()
Else
no()
EndIf
Sub no
TextWindow . ForegroundColor
="red"
TextWindow .WriteLine("Fjalëkalimi nuk është i
saktë!")
TextWindow .WriteLine ("Hyrja është e
ndaluar!")
Sound . PlayBellRing ()
EndSub
Sub yes
TextWindow . ForegroundColor
="green"
TextWindow
.WriteLine("Fjalëkalimi është i saktë!")
TextWindow
.WriteLine ("Hyrja është e lirë!")
Sound . PlayChime ()
EndSub
Analizo paraqitjen në dritare
}
Vallë
e njeh programin nga orët paraprake?
}
Vallë
e shkruajtëm kodin në këtë mënyrë?
Cili është dallimi?
}
Vallë
i njeh nënprogramet me emrat e tyre?
}
Vallë i njeh gjykimet me të cilat thirren
nënprogramet në programin kryesor?
}
Cila është struktura e cila duhet të
shfrytëzohet për shkruarjen e nënprogramit?
Studjo dhe
mbaj në mend
}
Struktura
për shkruarjen e nënprogramit në
formë të përgjithshme është me
sa vijon:
Sub emri_i _nënprogramit
gjykime
EndSub
Nënrogrami
nëse fjalëkalimi nuk është i saktë
Sub
no
TextWindow . ForegroundColor
="red"
TextWindow
.WriteLine("Fjalëkalimi nuk është i
saktë!")
TextWindow .WriteLine ("Hyrja është e ndaluar!")
Sound . PlayBellRing ()
EndSub
Cili është Nënrogrami
nëse fjalëkalimi është i saktë
}
Datyrë
për ju nxënës, cili është Nënrogrami për fjalëkalimin të saktë.
}
Përgjigjen
shkruani në fletore, bashk me emrin tuaj, klasën dhe datën,
Të njëjtën fotografoni dhe dërgoni me Viber.
Nënprogrami thirret nga
programi kryesor me gjykimin emri_i _nënprogramit ().
Aktiviteti 2:
Aktiviteti 2:
}
Shkruarj
shembull program me nënprogramin i cili
shfrytëzon të ndryshueshme nga
programi kryesor.
}
Nënprogrami
vizaton vija vertikale paralele aq sa do
të zgjedh shfrytëzuesi në programin kryesor.
Shkruani në vazhdim programin me Small Basic:
TextWindow .WriteLine
("Programi i cili vizaton vija")
TextWindow . Write ("Sa vija
duhet të vizatojë?")
numër=TextWindow .ReadNumber ()
vija()
Sub vija
For dhe = 1 To numër
GraphicsWindow . DrawLine (50+x,50 50+x, 200)
x=x+20
EndFor
EndSub
Me realizimin të programit na paraqiten dritaret si në vazhdim.
Ndryshore –
Variabla, mund të marim cilin
numër duam dhe
sipas kërkesës ajë ndryshon.
Cilën ndryshueshmëri të programit kryesor e shfrytëzon nënprogrami?
Pse koordinatat sipas boshtit x patjetër
duhet të zmadhohen?
Detyrë: Duke u ndihmuar Aktiviteti 2 shkruani shembull
program ku do të vizatohen vija horizontale.
Përgjigjen dërgoni në e-mail.
Faleminderit për vëmendjen, takohemi orën e ardhëshme.
program ku do të vizatohen vija horizontale.
Përgjigjen dërgoni në e-mail.
Faleminderit për vëmendjen, takohemi orën e ardhëshme.
Udhëzim për punë: Për shkak se nuk kemi libër dhe fleta punuese mësimin e kam pregatitur edhe në Power Point dhe mund ta hapni nëse klikoni në link Nënprogrami 1-2 në vazhdim.
Nëse doni ta keni në kompjuterin tuaj mund të bëni Download



No comments:
Post a Comment