Tuesday, May 12, 2020

12. Maj.2020 
Detyrë: Shkrue ushtrimin në fletore dhe ushtro
(Ju lajmëroj që prej orës tjetër kemi përsëritje dhe do të kem më tepër kohë të mirem veç e veç me secilin, ushtrimet të cilët nuk i keni bërë ti bëni, nuk dua arsyetime në fund.)
                                                                                                                                 
Përmbajtje Programore 14:
Shembuj për programe dhe algoritme më të ndërlikuara.  (10-orë)
(4-orë janë për përsëritje)

Përmnajtje mësimore:
Krijimi i programeve me vargje njëdimenzionale - sortimi i vargjeve, elementi min/max në varg  

Krijimi i programit me grafikë  (ora 3-4, ushtrim)


Gjuha programore Small basic.
Ushtrim 1. Shkruaj program i cili me shkrimin e temperaturës, kemi tre grupe të temperaturave të cilët për secilin grup tregon se si është koha dhe si duhet të visheni.
 Pas realizimit të shembull programit kemi pamjen:

Ushtrim 2. Shkruaj shembull program Shtimi i fotos 1 për ngjarje në dritaren grafike me klikimin e miut në dritare të paraqitet një foto , nëse shtypim tastin spacebar të paraqitet një fotografi tjetër, fotografitë ose i kemi në kompjuter ose i zbresim prej interneti.
Duhet dmth. te reshti 8 the 14 në thojza të shënohet adresa e fotografisë. Në vazhdim do të shpjegoj si bëhet zgjedhje e adresës së fotografisë
Hapi 1. Së pari prej në Internet zbresim dy foto njëra të jetë fotoja me strugën dhe e emërojmë me emër struga, derisa fotoja  e dytë të jetë me trandafij dhe e emërojmë me emër trandafil. Të dy fotot i keni në desktop.
Hapi 2. E afrojmë kursorin te fotoja (1) struga dhe shtypim klik të djathtë me mausin, në menunë që paraqitet klikojmë (2) Properties na hapet (3) dritarja struga Propertis, adresa që gjendet te pjesa Location me maus e selektojmë dhe bëjmë copy
kthehemi te ushtrimi te reshti 8 dhe midis thojzave e bëjmë paste duhet të keni si më poshtë
Por nuk kemi mbaruar, pjesën 5 dhe 6, struga dhe jpg të shkruhen me vijë thyese midis tyre në vazhdim mbas Desktop dhe duhet të ketë formën si më poshtë:
Hapi 3. E bëni vet duke përsëritur hapin 2 për foton trandafil për të fituar  reshti 14.
Pas realizimit të shembull programit na hapet një dritare ku ne mund të paraqesim fotografitë me klik të mausit ose me klik të tastit spacebar, para se të shtypim e sjedhim kursorin e mausit pa me shtypur në vendi ku duam të paraqitet fotografija:

Detyrë: Ushtrimin 1 dhe Ushtrimin 2 ushtro dhe dërgo në e-mailin:

Mos haroni para se ta dërgoni punimin në Subject të shkruani 
 Emrin Mbiemrin, kl-?, nr-?

Mos dërgoni me .rar ose .zip

Punë të mbarë ju dëshiron arsimtari i Informatikës Yzeir T.

No comments:

Post a Comment