12. Maj.2020
Detyrë:
Shkrue ushtrimin në fletore dhe ushtro
(Ju
lajmëroj që prej orës tjetër kemi përsëritje dhe do të kem më tepër kohë të
mirem veç e veç me secilin, ushtrimet të cilët nuk i keni bërë ti bëni, nuk dua
arsyetime në fund.)
Përmbajtje
Programore 14:
Shembuj për programe dhe
algoritme më të ndërlikuara.
(10-orë)
(4-orë
janë për përsëritje)
Përmnajtje
mësimore:
Krijimi i programeve me vargje
njëdimenzionale - sortimi i vargjeve, elementi
min/max në varg
Krijimi i programit me grafikë (ora 3-4, ushtrim)
Gjuha programore Small basic.
Ushtrim 1. Shkruaj program i cili me shkrimin e
temperaturës, kemi tre grupe të temperaturave të cilët për secilin grup tregon
se si është koha dhe si duhet të visheni.
Pas realizimit të
shembull programit kemi pamjen:
Ushtrim 2. Shkruaj
shembull program Shtimi i fotos 1
për ngjarje në dritaren grafike me klikimin
e miut në dritare të paraqitet një foto , nëse shtypim tastin spacebar të paraqitet një fotografi
tjetër, fotografitë ose i kemi në kompjuter ose i zbresim prej interneti.
Duhet dmth. te
reshti 8 the 14 në thojza të shënohet adresa e fotografisë. Në vazhdim do të
shpjegoj si bëhet zgjedhje e adresës së fotografisë
Hapi 1. Së pari prej në Internet zbresim dy foto njëra të jetë fotoja me strugën
dhe e emërojmë me emër struga,
derisa fotoja e dytë të jetë me
trandafij dhe e emërojmë me emër trandafil. Të dy fotot i keni në desktop.
Hapi 2. E afrojmë kursorin te fotoja (1) struga dhe shtypim klik të djathtë
me mausin, në menunë që paraqitet klikojmë (2) Properties na hapet (3) dritarja struga Propertis, adresa që gjendet te pjesa Location me maus e selektojmë dhe bëjmë copy,
kthehemi te ushtrimi te reshti 8 dhe midis thojzave e bëjmë paste duhet të keni si më poshtë
Por nuk kemi
mbaruar, pjesën 5 dhe 6, struga
dhe jpg të shkruhen me vijë thyese
midis tyre në vazhdim mbas Desktop
dhe duhet të ketë formën si më poshtë:
Hapi 3. E bëni vet duke përsëritur
hapin 2 për foton trandafil për të
fituar reshti 14.
Pas realizimit të
shembull programit na hapet një dritare ku ne mund të paraqesim fotografitë me
klik të mausit ose me klik të tastit spacebar, para se të shtypim e sjedhim
kursorin e mausit pa me shtypur në vendi ku duam të paraqitet fotografija:
Detyrë: Ushtrimin
1 dhe Ushtrimin 2 ushtro dhe
dërgo në
e-mailin:
Mos haroni
para se ta dërgoni punimin në Subject të shkruani
Emrin Mbiemrin,
kl-?, nr-?
Mos dërgoni
me .rar ose .zip
Punë të mbarë ju dëshiron arsimtari i Informatikës Yzeir
T.