Monday, March 30, 2020

31 Mars 2020
vazhdim 
Përmbajtja programore11: Nënprogramet    ora 3,4
- Krijimi i nënprogrameve dhe përdorimi i tyre në program.
- Përforcimi i arritjeve të nxënësve.
Gjuha programore Small basic:

Aktiviteti 3.
- Shkruarja e shembull program i cili e thërret programin në cikël. Programi është i njohur dhe   
  ndryshon kodin me dhënien e nënprogramit i cili vizaton rreth më ngjyrë të ndryshme të  
  pozicionit të ekranit dhe aq herë saqë është definuar në programin kryesor :



GraphicsWindow . Title ="ANIMACION ME TOPTHA"
GraphicsWindow .Width ="300"
GraphicsWindow .Height ="300"
GraphicsWindow .BackgroundColor ="black"
   For nr=1 To 1000
   x= Math .GetRandomNumber (300)
   y= Math .GetRandomNumber (300)
   rreth ()
   EndFor
Sub rreth
  GraphicsWindow .BrushColor =       
  GraphicsWindow.GetRandomColor ()
  GraphicsWindow .FillEllipse (x,y,10,10)
  Program . Delay (10)
EndSub
                                     Me realizimin të Aktivitetit 3 do të fitoni dritaren si në vazhdim
Detyra 1.                                                                            
      - Duke përdorur Aktivitetin 3 shruani shembull
        programi me të cilin do të vizatohen katrorzat.
      - Mos haro të nryshoni emri e dritares.  
      - Duhet të fitoni dritaren si dritarja në të djathtë.             Pyetje për diskutim:
 - Sa herë thirret nënprogrami në programin kryesor?
       - Vallë shprehja për ndarjen e vlerës të koordinatave
       x dhe y mund të futet në nënprogram?
Pjesa përfundimtare:
Përsëritja e nocioneve të sapomiratuara lidhur me
   nënprogramet dhe mënyrën në të cilën shfrytëzohen në programe.


Përpunimi i programeve me nënprograme
    Qëllimi i orës:
- nxënësi të aftësohet për përpunimin e nënprogrameve dhe thirrjes
      së tyre nga programi kryesor.

Aktiviteti 4:
- Duke përdorur Aktivitetin 1 prej orës së kaluar ndrysho programin e paraqitjes pas futjes së fjalëkalimit Ndaluar hyrja dhe Hurja është e lirë të jetë në dritaren grafike:
 
 TextWindow .Write ("Fut fjalëkalim:")
fjalëkalim= TextWindow .Read ()
GraphicsWindow .Width =300
GraphicsWindow . Height = 300
GraphicsWindow . FontSize = 24
If fjalëkalim="JB007" Then
yes()
Else
no()
EndIf
Sub no
GraphicsWindow .BackgroundColor ="red"
GraphicsWindow . BrushColor = "black"
GraphicsWindow . DrawBoundText (30,150, 250,"NDALOHET HYRJA!")
Sound . PlayBellRing ()
EndSub
Sub yes
GraphicsWindow .BackgroundColor ="green"
GraphicsWindow . BrushColor = "black"
GraphicsWindow . DrawBoundText (30,150, 250,"HYRJA ËSHTË E LIRË!")
Sound . PlayChime ()
EndSub


        Studjo:
- Në dritaren grafike mund të shkruhet tekst  me madhësi të caktuar
        të fondit dhe me ngjyrë të caktuar.
      - Operacioni për shkruarjen e tekstit në dritaren grafike është:
              DrawBoundText (x, y, gjerësia, "teksti").
-  Ngjyra e tekstit definohet me ndarjen e ngjyrës së brushës në dritaren grafike.
 


































Monday, March 23, 2020

24.Mars.2020
Mirdita nxënës.
A jeni gati për punë?
Besoj që e realizuat detyrën të shruani emrin me grafikën breshkë - ata 
   që nuk e kanë kryer le ta bëjnë.
Për detyrat në rast tjetër.

Sot vazhdojmë me
Temën 11: Nënprogramet (4- orë)
  ora 1-2:
- Implementimi dhe zbatimi. 
- Dhënia e parametrave.

- Nryshueshmëria globale në program. 
           
Qëllimi i orës:
- nxënësi ta sqarojë nocionin nënprogram;
- të dallojë nënprogramin nga programi kryesor;
- ti dijë nevojën dhe përparësitë nga shfrytëzimi (thirrjen) e programeve në programin kryesor;
- të aftësohet për njohjen e situatave problemore në të cilat duhet të ndryshohet nënprogrami;
- të aftësohet për zbatimin e rregullave për emërtimin e nënprogrameve;
- të aftësohet për shfrytëzim të drejtë të ndryshueshmeve nga programi kryesor në
  nënprogram.

Gjuha programore Small basic:
Pjesa hyrëse:
Diskutimi për situatën problemore në të cilën paraqitet nevoja e përsëritjes e realizimit të grupit të njëjtë nga zgjedhja e situatës problemore.

Për shembull: në një restoran gjellbërësi shumë herë në ditë ju përgatit ushqim të njëjtë sipas reçetës së caktuar. Në reçetë mund të ndryshohet sasia e përbërsave varësisht nga ajo se sa njerëz në të njëjtën kohë e kanë porositur ushqimin e njëjtë. Gjellbërësi nuk e kërkon apo nuk e trillon reçetën çdo herë kur ka porosi, por përgatitë menjëherë pas reçetës kur ajo është e nevojshme.

Gjatë shkruarjes të programeve shpeshherë ndodhë situatë e njëjtë.

Pjesa kryesore:
Njohja me rëndësinë, nevojën, strukturën dhe zbatimin e programit në gjuhën programore përmes të shkruarit dhe analizës tanimë të shembujve të programeve të njohura duke shtuar nënprograme (të cilat punojnë  ndryshe nga programi kryesor, thirren në lakesa të programit kryesor etj.).

Studjo: Një grup i njëjtë i gjykimeve (urdhrave) shfrytëzohet në pjesë të ndryshme nga k-odi programor varësisht nga situata problemore. Ky grup i gjykimeve shkruhet si pjesë e veçantë e programit kryesor dhe quhet- nënprogram (suburtinë).

Nënprogrami është pjesë e programit kryesor i cili përbëhet nga një varg gjykimesh nga të cilat realizohet aktivitet i caktuar. Nënprogramet e zvogëlojnë gjatësinë e kodit programor, e thjeshtësojnë shkruarjen dhe kuptimin e tij. Nënprogrami ka emër dhe mund të thirret prej kudoqoftë në programin kryesor me gjykim të caktuar. Vetë nënprogrami thjeshtë shkruhet nënprogrami kryesor dhe ka strukturë të caktuar me fillim dhe mbarim. Emri i nënprogramit nuk është i ndieshëm në shkronja të vogla/të mëdha.


Aktiviteti 1: 
Shkruaje shembullim vijues të kodit programor me 2 nënprograme:
}  Së pari shkruajmë  pjesën kryesore të programit ku përcaktojmë përmbajtejen e fjalëkalimit dhe zgjedhim    dy mundësi për atë që fjalëkalimi është i saktë dhe jo i saktë
}   Me yes dhe no i emërojmë mundësitë të cilët në vazhdim do ti përdorim si emra të nënprogramit
   Nëse fjalëkalimi është i shkruar gabimisht na paraqitet dritarja           
      
   Nëse fjalëkalimi është i shkruar sakt na paraqitet dritarja  

Shkruani programin në vazhdim me Small Basic      
           
TextWindow .Write ("Fut fjalëkalimin:")
fjalëkalim= TextWindow .Read ()
If fjalëkalim="JB007" Then
    yes()
Else
     no()
EndIf
Sub no
TextWindow . ForegroundColor ="red"
TextWindow .WriteLine("Fjalëkalimi nuk është i saktë!")
TextWindow .WriteLine ("Hyrja është e ndaluar!")
Sound . PlayBellRing ()
EndSub
Sub yes
TextWindow . ForegroundColor ="green"
TextWindow .WriteLine("Fjalëkalimi është i saktë!")
TextWindow .WriteLine ("Hyrja është e lirë!")
Sound . PlayChime ()
EndSub

Analizo paraqitjen në dritare
}        Vallë e njeh programin nga orët paraprake?
}        Vallë e shkruajtëm kodin në këtë mënyrë?
             Cili është dallimi?
}        Vallë i njeh nënprogramet me emrat e tyre?
}        Vallë i njeh gjykimet me të cilat thirren nënprogramet në programin kryesor?
}        Cila është struktura e cila duhet të shfrytëzohet për shkruarjen e nënprogramit?

Studjo dhe mbaj në mend
}        Struktura për shkruarjen e nënprogramit në
      formë të përgjithshme është me sa vijon:
    Sub emri_i _nënprogramit
    gjykime
    EndSub

Nënrogrami nëse fjalëkalimi nuk është i saktë
Sub no
    TextWindow . ForegroundColor ="red"
    TextWindow .WriteLine("Fjalëkalimi  nuk është i saktë!")
    TextWindow .WriteLine ("Hyrja  është e ndaluar!")
    Sound . PlayBellRing ()
    EndSub

Cili është Nënrogrami nëse fjalëkalimi është i saktë
}        Datyrë për ju nxënës, cili është Nënrogrami për fjalëkalimin të saktë.
}        Përgjigjen shkruani në fletore, bashk me emrin tuaj, klasën dhe datën,
Të njëjtën fotografoni dhe dërgoni me Viber.

Nënprogrami thirret nga programi kryesor me gjykimin emri_i _nënprogramit ().

Aktiviteti 2:
}        Shkruarj shembull program me nënprogramin i cili
      shfrytëzon të ndryshueshme nga programi kryesor.
}        Nënprogrami vizaton vija vertikale paralele aq sa do
      të zgjedh shfrytëzuesi në programin kryesor.

Shkruani në vazhdim programin me Small Basic:
TextWindow .WriteLine ("Programi i cili vizaton vija")
TextWindow . Write ("Sa vija duhet të vizatojë?")
numër=TextWindow .ReadNumber ()                                          
vija()                                                    
Sub vija                                       
For dhe = 1 To numër
GraphicsWindow . DrawLine (50+x,50 50+x, 200)
x=x+20
EndFor
EndSub

Me realizimin të programit na paraqiten dritaret si në vazhdim.
Ndryshore – Variabla,  mund të marim cilin
numër duam dhe sipas kërkesës ajë ndryshon.

Cilën ndryshueshmëri të programit kryesor e shfrytëzon nënprogrami?
Pse koordinatat sipas boshtit x patjetër duhet të zmadhohen?


Detyrë: Duke u ndihmuar Aktiviteti 2 shkruani shembull
            program ku do të vizatohen vija horizontale.
Përgjigjen dërgoni në e-mail.

Faleminderit për vëmendjen, takohemi orën e ardhëshme.



Udhëzim për punë: Për shkak se nuk kemi libër dhe fleta punuese mësimin e kam pregatitur edhe në Power Point dhe mund ta hapni nëse klikoni në link Nënprogrami 1-2 në vazhdim.
Nëse doni ta keni në kompjuterin tuaj mund të bëni Download